Industria e tekstilit në Maqedoni ka shumë kërkesë në treg, mirëpo kriza energjetike rrezikon mbylljen e kompanive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Industria e tekstilit në Maqedoni po përballet me një kërcënim ekzistencial për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Disa kompani tekstile kanë instaluar panele diellore në impiantet e tyre të prodhimit, por askush nuk mund të parashikonte se do të kishte një rritje të tillë të çmimit të energjisë elektrike, kështu që tani llogaritja thotë se është më fitimprurëse të shesësh energjinë sesa ta përdorësh atë për nevojat e veta.

“Tashmë që ka mbaruar vera, ditët me diell do të jenë gjithnjë e më pak dhe çmimi i energjisë elektrike nuk ndalet së ngrituri. Rezulton se është më mirë të mbyllet kompania dhe ne do të kemi më shumë fitim nga shitja e energjisë sesa të funksionojë kompania”, tha Kiril Nashkov, president i një grupi tekstili në rajonin lindor.

Në industrinë e veshjeve ka shumë punë sa ndonjëherë nuk mund të plotësohen nevojat e tregut, me kërkesën e lartë dhe çmimet e shërbimeve janë rritur gjithashtu.

Advertisement

Megjithatë, kriza energjitike i riktheu në fillim, si në periudhën e pandemisë së Covid.

“Tani kur duhej të shihnim përfitim si për kompanitë ashtu edhe për punonjësit, si rezultat i asaj rritje të çmimit, kjo na ndodhi dhe jemi përsëri në një situatë të palakmueshme, e ngjajshme si situata me pandeminë”, shtoi Nashkov.

Industria e tekstilit, si dhe e gjithë industria në përgjithësi, përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Industria e tekstilit në Maqedoni ka shumë kërkesë në treg, mirëpo kriza energjetike rrezikon mbylljen e kompanive shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy