Infeksioni me salmonelë rrit shqetësimin në shkollat e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëntë raste të nxënësve të infektuar me salmonelë nga Komuna e Karposhit në Shkup janë raportuar në Qendrën për Shëndet Publik. Fjala është për nxënësit e shkollave fillore “Vlado Tasevski”, “Jan Amos Komenski”, ndërsa një rast e ka raportuar “Vojdan Chernodrinski”. Sipas informacioneve të prindërve, bëhet fjalë për fëmijët më të vegjël, nxënës nga klasa e parë deri në të tretën. Salmoneloza është një sëmundje e shkaktuar nga ushqimi që zakonisht lidhet me konsumimin e vezëve dhe është një problem i rëndësishëm i shëndetit publik.

Infeksioni me salmonelë rrit shqetësimin në shkollat e Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy