Infermierja e parë e vaksinuar në Maqedoni: Ndjehem shumë mirë, ua rekomandoj të gjithëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dobrinka Naunova Jovanovska, mjeke e sëmundjeve infektive dhe Gabriela Temelkovska, kryeinfermiere e Klinikës së Sëmundjeve Infektive janë të parat që janë vaksinuar kundër COVID-19 në RMV.

Pas marrjes së dozave të para të vaksinave, ata thanë se ndjehen mirë dhe nuk kanë asnjë dhimbje.

“Është pa dhimbje dhe ndihem shkëlqyeshëm. Unë ua rekomandoj të gjithëve, në mënyrë që të kemi imunizim në të gjithë vendin”, tha Jovanovska, njëra nga infektologet kryesore në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Pika në spitalin modular do të ketë gjashtë pozicione vaksinimi, të cilat do të punojnë në dy ndërrime nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 pas mbrëmjes dhe vaksinimi do të kryhet nga ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore në Shkup.

Advertisement

Vaksinat që përdoren janë ato të prodhuara nga kompania “Pfizer”.

Sot pritet që dozat e para t’i marrin rreth 260 punonjës shëndetësor./Telegrafi/

Infermierja e parë e vaksinuar në Maqedoni: Ndjehem shumë mirë, ua rekomandoj të gjithëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy