Inspektorati i Tregut Maqedoni: Tregtarët po respektojnë uljen e çmimit të produkteve bazë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati i Tregut në Maqedoninë e Veriut sot ka dalur në terren për të bërë mbikëqyrën çmimeve të produkteve bazë për të cilat qeveria ka marrë masa për uljen e çmimeve për 10%.

“Inspektorati i Tregut me kapacitet e plota ka marrë aktivitet për mbikëqyrje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë për të cilat qeveria ka marrë vendim për uljen e çmimeve të tyre për 10% nga çmimi që kanë pasur deri më 1 gusht.

Nga ajo që pamë në terren tregtarët me pakicë kanë ulur çmimin në çmimin e garantuar për të cilën kanë qenë të obliguar”, thonë nga Inspektorati i Tregut.

Nga atje thonë se Inspektorati do të vazhdojë kontrollet e saja deri sa është në fuqi vendimi i qeverisë

Advertisement

Nga Inspektorati u bëjnë thirrje qytetarëve që të paraqesin parregullsitë në numrin e telefonit 02191 i cili punon 24 orë./Telegrafi/

Inspektorati i Tregut Maqedoni: Tregtarët po respektojnë uljen e çmimit të produkteve bazë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy