Inspektorati Shëndetësor nuk ka vërejtur mangësi në trajtimin mjekësor të 37-vjeçares që ndërroi jetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas inspektimeve të jashtëzakonshme në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë dhe atë Digjestive, të kryera mbi dyshimet për lëshim mjekësor në rastin e vdekjes së 37-vjeçares, Inspektorati Shëndetësor ka konstatuar se nuk janë vërejtur mangësi në trajtimin e pacientes.

Sipas gjetjeve të inspektoratit, pacientja vuante prej kohësh nga një sëmundje auto imune dhe gjatë këtij viti ishte shtruar dy herë në spital. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, ajo ishte lëshuar për kurim shtëpiak në gjendje të mirë shëndetësore, me rekomandime për vazhdim të terapisë dhe regjim higjieno dietik.

“Gjatë inspektimeve të jashtëzakonshme, nuk u gjetën mangësi brenda kompetencës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. Ministrit të Shëndetësisë i është paraqitur një iniciativë për formimin e një komisioni për mbikëqyrje profesionale mbi punën e punonjësve shëndetësorë që morën pjesë në trajtimin e pacientes”, thonë nga Inspektorati Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dje tha se do të nënshkruaj për formimin e një komisioni nga ana e ministrisë për hetimin e këtij rasti. Ndërkohë, nga Klinika e Kirurgjisë Digjestive gjithashtu informuan se do të formojnë edhe një komision i brendshëm për hetimin e rastit.

Advertisement

Familjarët dyshojnë se bëhet fjalë për gabim mjekësor, duke theksuar se pas ndërhyrjes së dytë gjendja e saj është përkeqësuar, ndërsa mjeku kryesor ka udhëtuar jashtë vendit, duke ia lënë trajtimin specialistëve të rinj. Familjarët gjithashtu thonë se e afërmja e tyre ka ndërruar jetë ditën kur është lëshuar nga spitali, megjithëse gjendja e saj nuk ishte përmirësuar. /Alsat/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy