Inspektorët e Tregut mbyllën klubin e natës në Strumicë, ku pati festë gjatë kohës së pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inspektorët e Tregut mbyllën klubin e natës në Strumicë, ku pati festë gjatë kohës së pandemisë

Inspektorati i Tregut e ka mbyllur klubin e natës “Avatar” në Strumicë, ku fundjavën e kaluar kishte festë.

Mbyllja vjen pasi herën e parë klubi mori kallëzim penal për organizimin e festës, ndërsa vazhdoi me punë pa respektim të protokolleve. Tani ky klub do të mbetet i mbyllur deri në sjelljen e protokolleve për punën e klubeve të natës nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Festa në këtë klub të natës u mbajtën në kohën kur në Maqedoni u regjistruan 240 raste të reja me coronavirus brenda një dite.

Lexo po ashtu:

Qindra persona pa maskë në festë në një klub nate në Strumicë

Advertisement

Në disa pamje të publikuara, shihej se festa u mbajt pa asnjë protokoll për mbrojtje nga COVID-19. Ndërsa në festë kanë marrë artistë të njohur në shtet.

Ndryshe, Prokuroria ka hapur lëndë edhe për një klub tjetër nga Prilepi, në të cilin po ashtu nuk janë respektuar masat për mbrojtje nga coronavirusi.

Advertisement

Ndërsa me vendim të Inspektoratit të Tregut prej dje, nuk do të lejohen që klubet e natës të punojnë, deri në miratimin e një protokolli për punë./Telegrafi/

Inspektorët e Tregut mbyllën klubin e natës në Strumicë, ku pati festë gjatë kohës së pandemisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy