Në hulumtimin e fundit për punën e deputetëve, Instituti për Demokraci vëren përkeqësim të cilësisë së debatit në Kuvend, ku në fokus ishin pikat e rendit të ditës nga fusha e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Deputetët e opozitës ishin më aktiv në pjesëmarrjen e debateve, duke marrë pjesë në 76% të diskutimeve të vëzhguara, ndërsa deputetët e pushtetit morën pjesë në 24%.

“Në 11% të diskutimeve të vëzhguara, deputetët përdorën fakte nga hulumtimi, përvoja, dokumente dhe burime të tjera relevante si pjesë e arsyetimit të tyre, duke konfirmuar kështu nivelin e përgjithshëm të ulët të argumentimit”.

“Në këtë periudhë raportuese, në diskutimet e vëzhguara nuk ka pasur ndryshim të qëndrimit në radhët e deputetëve për shkak të argumenteve më të mira të bashkëbiseduesve apo për ndonjë arsye tjetër që është në të njëjtin nivel me periudhën e fundit të vëzhgimit (korrik – dhjetor 2022)”, thonë nga Instituti./TV21/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Instituti për Demokraci: Deputetët e Kuvendit të RMV-së nuk pranojnë argumentet e të tjerëve appeared first on Telegrafi.