U mbajt forumi i pestë i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë “30 vite pavarësi e Maqedonisë së Veriut – Roli i Kuvendit në demokraci”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot u mbajt forumi i pestë i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë i titulluar “30 vite të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut – Roli i Kuvendit në demokraci” në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Institutit për hulumtime shoqërore – MK91.

Në panel diskutim morën pjesë prof.dr. Norbert Lamert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish –kryetar i Bundestagut gjerman, Goran Miskovski, nënkryetar i Kuvendit të RMV-së, Marion Valsman, deputet në Parlamentin evropian dhe nënkryetare e komitetit të përbashkët parlamentar të delegacionit të BE-së në Maqedoni të Veriut, Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, dhe disa deputetë.

Braun e uroi jubileun e rëndësishëm – 30 vite të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se pavarësia e kishte kuptimin edhe të fillimit të parlamentit demokratik në vend.

“Parlamenti është vendi më i rëndësishëm ku zhvillohet debat, e gjithashtu jo me më pak rëndësi është deputetët si përfaqësues të qytetarëve të zhvillojnë debate dhe të sjellin vendime për të mirën e qytetarëve”, porositi Braun.

Advertisement

Nënkryetari i Kuvendit Miskovski, deklaroi se Shtëpia ligjvënëse punon me përkushtim për t’i përmbushur standardet evropiane.

Eurodeputetja Valsman porositi se demokracia parlamentare do të thotë edhe kompromise, dhe të gjendet shumicë dhe të ketë diskutime intensive mes deputetëve.

Përfundimi nga ky forum është se Kuvendi i RMV-së duhet të veprojë bashkërisht, pa bllokada dhe me konsensus mes partive, ndërkaq shembull për atë është votimi i Kodit zgjedhor në Kuvend.

Në debat u hap edhe diskutimi për përfaqësimin e grave në parlament, për rolin e të rinjve në ndërtimin e politikave, por edhe për marrëveshjet historike të Maqedonisë të cilat e hapën derën për të ardhmen e vendit.

Advertisement

Në kuadër të forumit të pestë të Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë u promovua edhe analiza “30 vite pavarësi”.

U mbajt forumi i pestë i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë “30 vite pavarësi e Maqedonisë së Veriut – Roli i Kuvendit në demokraci” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy