Në Hamburg të Gjermanisë arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrtarët policor në Hamburg të Gjermanisë, gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Siç thonë nga MPB, bëhet fjalë për K.D i cili është i dënuar me gjithsej 17 vjet burg.

“Ai është i dënuar për disa vepra penale, në mesin e të cilave vjedhje, vjedhje të rënda, mashtrime dhe falsifikim të dokumenteve dhe do të deportohet për të vuajtur dënimin me burg”, thonë nga MPB.

Në fund shtojnë se aksioni është si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm me policinë gjermane./Telegrafi/

Advertisement

Në Hamburg të Gjermanisë arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy