Iotova: Nuk mund të themi “po” për Maqedoninë e Veriut pa garancë të shkruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Bullgaria nuk mund t’i thotë “po” anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, ndërkohë që vendi ynë nuk ka garanci të mjaftueshme të përcaktuara në një dokument konkret dhe të rëndësishëm në nivel evropian për t’u marrë parasysh në çdo hap të negociatave”.

Këtë e tha nënpresidentja bullgare Iliana Iotova para gazetarëve në Akademinë Bullgare të Shkencave, ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të përvjetorit të Institutit të Gjuhës Bullgare.

Sipas saj, për fat të keq po forcohen pozitat antibullgare në vend, edhe në nivelin më të lartë, dhe nuk ka dëshirë për dialog.

Ajo shtoi se “rezultatet e veprimtarisë së komisionit historik, i cili ishte në fqinjin tonë lindor javën e kaluar, janë “më se të pakta”, dhe se nuk ka asnjë informacion për qasje pozitive”./Telegrafi/

Advertisement

Iotova: Nuk mund të themi “po” për Maqedoninë e Veriut pa garancë të shkruar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy