Isaku: Qytetarët të mbështesin konceptin për përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja për deputete nga Fronti Evropian, Fatmire Isaku në konferencën e sotme për shtyp tha se në zgjedhjet e presidenciale qytetarët janë para zgjedhjes së dy koncepteve, ai i Frontit Europian e cila garanton zhbllokimin e proceseve integruese dhe konceptit tjetër regresiv e cila bllokon rrugën eurointegruese të vendit.

“Qytetarët janë para zgjedhjes së dy koncepteve, atij të kandidatit për president nga Fronti Europian, Bujar Osmanit e cila garanton zhbllokimin e procesit dhe përshpejton integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe konceptit e cila bllokon rrugën e vendit drejt BE-së”, tha Isaku.

Ajo tha se me përshpejtimin e procesit të euronintegrimeve vendi do të ketë këto të mira: Maqedonia e Veriut si anëtare e BE-së do të ketë rol të rëndësishëm të vendimmarrjes si e barabartë me vendet e tjera të BE-së, do të ketë akces në fondet strukturore të BE-së, do të ketë akces në investime dhe do të ketë rritje ekonomike që do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës./Telegrafi/

Advertisement

Isaku: Qytetarët të mbështesin konceptin për përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy