Ish-drejtori i ESHS-së kërkon që të shqyrtohet mundësia e anulimit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Donço Gerasimovski thotë 20 ditë para fillimit të regjistrimit të popullsisë ka rritje të numrit të të infektuarve dhe nëse vazhdohet me këtë trend, atëherë sipas tij, më mirë është që të anulohet regjistrimi.

Sipas tij, e gjithë kjo varet nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e cila vlerëson se sa e rrezikshme është mbajtja e propozimit.

“Kompetente për këtë temë është KSI që duhet të ketë parasysh se çfarë po ndodh dhe çka pret në të ardhmen. Nëse rritet numri i rasteve të reja dhe vdekjeve, me siguri do të ketë rekomandim nga komisioni që përmes Shtabit të Krizës në Qeveri të sjell propozim për anulimin e regjistrimit”, pohon Gerasimovski.

Ai tha se pranimet për regjistruesit janë në fazën përfundimtare dhe se po bëhen edukime që regjistrimi të zbatohet në mënyrë precize.

Advertisement

Ndryshe, edhe opozita maqedonase kërkon anulimin e regjistrimit të popullsisë duke thënë se përqendrimi kryesor i Qeverisë duhet të jetë lufta kundër COVID-19./Telegrafi/

 

Ish-drejtori i ESHS-së kërkon që të shqyrtohet mundësia e anulimit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy