Instituti i Shëndetit Publik (ISH)P) ka pranuar donacion i cili mundëson pastrimin dhe trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore (Autoclave) deri në fazën përfundimtare.

Donacioni është siguruar nga Ambasada e Francës dhe është e llojit të parë në Maqedoni të Veriut. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti ka theksuar se donacioni do të mundëson që mbetjet mjekësore të dërgohen për riciklim me zero potencial rreziku nga infeksionet mjekësore.

“Kjo qasje e jona inovative vjen në kuadër të përpjekjeve të Institutit për qenë institucion që vepron në hap me rreziqet klimatike. Kjo zgjidhje i përgjigjet rreziqeve ekologjike dhe ndihmon në kontrollin e rreziqeve nga infeksionet”, deklaroi Memeti.

Në pranim dorëzimin e donacionit ishte prezent edhe ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ambasadori i Francës, Siril Baumgartner.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ISHP-Maqedoni merr donacion për pastrimin dhe trajtimin e mbeturinave infektive mjekësore appeared first on Telegrafi.