Memeti i ISHP-së: Ende nuk është konfirmuar lloji delta plus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Shaban Memeti për “Fokus” thotë se në Maqedoni ende nuk ka raste të coronvirusit me llojin delta plus.

“Për momentin ende nuk ka raste të konfirmuara, por kemi nisur të bëjmë teste në ASHAM dhe në Institutin për Shëndet Publik dhe më pas do të shohim çfarë ndodh”, tha Memeti.

Ai shton se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, me përzgjedhjen e 429 testeve sipas indikacioneve epidemiologjike të përpunuara me PCR, 286 janë të llojit delta të coronavirusit.

Sipas nga epidemiologët thonë se periudhën e ardhshme do të paraqitet virusi i ri dhe këtë e dëshmojnë edhe numrat që sërish filluan të rriten. Sipas tyre, ky lloj konsiderohet virus më agresiv në krahasim me të tjerët dhe godet të rinjtë.

Advertisement

Drejtori i ISHP-së thotë se të rinjtë momentalisht më të prekur nga virusi për shkak të mosrespektimit të masave./Telegrafi/

Memeti i ISHP-së: Ende nuk është konfirmuar lloji delta plus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy