Gjendja epidemiologjike në Shkup është e qëndrueshme, por rekomandohet mbajtja e higjienës personale gjatë prekjes së mbeturinave siç janë dorezat, maskat, pastrimi i duarve, dezinfektimi, asgjësimi i vetëdijshëm i mbeturinave në kontejnerë dhe shmangie të deponive të jashtëligjshme si dhe mbylljen e kapakëve të shportave dhe shmangie e kontaktit fizik me mbeturinat.
Ky është rekomandimi i Institutit të Shëndetit Publik i cili është pjesë e grupit ndërinstitucional të punës për përballje me gjendjen aktuale me mbeturinat në Shkup.
Në grup janë përfshirë Instituti i Shëndetit Publik, MPB, Inspektorati Komunal Shtetëror, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe ISHSSH.
Drejtoresha e ISHP, Maria Andonovska informoi se Instituti ka përgatitur mendim të ekspertëve i cili sot u është dorëzuar institucioneve kompetente. Përveç kësaj, janë rekomanduar edhe masa dhe aktivitete konkrete të drejtuara ndaj institucioneve shtetërore, qytetarëve dhe punëtorëve të cilët kanë kontakt të drejtpërdrejt me mbeturinat.
Epidemiologu Dragan Kuçinski informoi se janë përgatitur propozim-masa konkrete për përballje me rreziqet shëndetësore në lidhje me mbeturinat. Masat janë ndarë në dy kategori, për popullsinë e përgjithshme dhe për institucionet kompetente.
“Më të rëndësishmet janë masat e higjienës personale dhe kolektive – larja dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve, përdorimi i dorezave gjatë asgjësimit të mbeturinave, si dhe respektimi i rreptë i zonave të caktuara të asgjësimit, siç janë kontejnerët”, tha Kuçinski.
Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të mos krijojnë deponi të jashtëligjshme, të cilat edhe më shumë e ndotin mjedisin jetësor, dhe të kenë kujdes për menaxhim të duhur me mbeturinat e shtëpisë.
Në lidhje me institucionet, Kuçinski theksoi se është e nevojshme mbrojtje e punëtorëve të cilët i mbledhin mbeturinat përmes përdorimit të pajisjes personale mbrojtëse dhe vaksinimit të rregullt. Në mesin e masave të propozuara janë edhe mbledhja urgjente e mbeturinave të grumbulluara, dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim sipas indikacioneve epidemiologjike.
“Mbledhja e rregullt e mbeturinave, veçanërisht në vendbanimet e dendura , duhet të bëhet të paktën një herë në ditë, ndërsa në zonat tjera sipas planit të ndërmarrjeve komunale”, shtoi ai.
Kuçinski theksoi edhe nevojën e edukimit të popullsisë për përzgjedhje të mbeturinave, si dhe mundësinë për shpërblimin e qytetarëve të cilët në mënyrë aktive kontribuojnë në këtë proces. Përfshirja e bashkësive lokale në zgjidhjen e problemit me mbeturinat, sipas tij, është me rëndësi thelbësore.
Duke theksuar nevojën nga qasja sistematike në përballjen me mbeturinat prof.dr. Mirjana Dimovska tha se qëllimi i masave, rekomandimeve dhe aktiviteteve është mbrojtja e shëndetit publik, me fokus në gjithë popullsinë, ndërsa veçanërisht të grupeve të rrezikuara siç janë fëmijët, të sëmurët dhe gratë shtatzëna.
Ajo u bëri thirrje institucioneve kompetente të veprojnë sipas detyrimeve ligjore dhe të parandalojnë vendosjen e kontejnerëve në afërsi të institucioneve shëndetësore, shkollave dhe objekteve të tjera ku kërkohen standarde të larta higjienike.
“Përvoja nga epidemia e verdhëzës në Shtip ka treguar se vendosja e kontejnerëve para shkollave është një rrezik. Prandaj, u bëj thirrje drejtorëve të shkollave të vendosin udhëzime vizuale për larjen e duhur të duarve, të përshtatura sipas moshës së nxënësve”, theksoi Dimovska.
Ajo propozoi vendosjen e barrierave të dezinfektimit para shtëpive, me qëllim që të parandalohet transferimi i papastërtisë përmes këpucëve. “Masat janë kolektive, por edhe individuale – çdonjëri nga ne ka përgjegjësi”, shtoi ajo.
Si masë kyçe, Dimovska e theksoi nevojën e vendosjes së përzgjedhjes primare të mbeturinave në amvisëri, së pari vullnetarisht, ndërsa pastaj e ligjërisht.
“Mbeturinat organike dhe joorganike nuk guxojnë të përzihen, sepse kjo shkakton lëng i cili është burim potencial i infeksioneve”, paralajmëroi ajo.
Profesoresha përfundoi se është i nevojshëm menaxhim i integruar me mbeturinat, me detyrime të definuara qartë për ndërmarrjet komunale, të cilat duhet ta zbatojnë përzgjedhjen dytësore dhe të vendosin sistem i cili do ta ulë rrezikun për shëndetin e qytetarëve.
Si masa urgjente, Instituti thekson largimin e shpejtë të mbeturinave të shpërndara me të gjitha burimet e disponueshme, pastrimin prioritar rreth spitaleve, shkollave, parqeve dhe këndeve të lojërave, dezinfektimin emergjent, deratizimin dhe dezinfektimin e vendeve kritike, zbrazjen e rregullt të kontejnerëve, të paktën një herë në ditë në zonat me popullsi të dendur, mbrojtjen e punëtorëve me pajisje mbrojtëse personale dhe vaksinimin e detyrueshëm, si dhe mbikëqyrjen epidemiologjike të përforcuar për sëmundjet infektive dhe edukimin e publikut rreth rreziqeve.
Në lidhje me masat afatgjate të ISHP rekomandon vendosje të sistemit të integruar për menaxhim me mbeturinat, pastrim i rregullt, përzgjedhje dhe riciklim, si dhe vendosje të masave ndëshkuese për hedhje të pandërgjegjshme.
ISHP sqaron se në rekomandimet janë përfshirë edhe grupet e veçanta duke përfshirë edhe punëtorët të cilët janë të ekspozuar në mënyrë profesionale edhe në këtë rrezik.
“Prej këtej erdhi rekomandimi që ata duhet të vaksinohen rregullisht, për të përmbushur detyrimin ligjor për vaksinim të rregullt kundër sëmundjeve që, ndër të tjera, janë me interes në këtë rast, veçanërisht hepatiti A dhe hepatiti B dhe sëmundje të tjera që ata mund t’i marrin në këtë mënyrë”, theksojnë nga ISHP.