Isjanovski: Nuk besoj se do të lejohen dasmat në një të ardhme të afërt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Viktor Isjanovski anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për emisionin “Top Tema” tha se për momentin nuk mund të flasim për grupe.

“Askush nuk mund të flasë më për këtë, ka të infektuar kudo, virusi është përhapur”, tha Isjanovski.

Ai shtoi se muzikantët nuk ishin këshilluar në lidhje me protokollet dhe se ai nuk besonte se dasmat dhe klubet e natës do të lejohen në një të ardhme të afërt.

“KSI duhet të udhëhiqet nga shëndeti publik. Një valë e ftohtë po vjen dhe rreziku do të jetë shumë më i lartë. Keni ambiente prej 20 metra katror, të cilat janë në lagje, por edhe më të mëdha prej 200 metra katror. Si do të hyjnë inspektorët tek të gjithë dhe do të matin dhe llogarisin se ku rreziku është më i madh”, përfundoi Isjanovski./Telegrafi/

Advertisement

Isjanovski: Nuk besoj se do të lejohen dasmat në një të ardhme të afërt shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy