Ivanov: Interes strategjik i Bullgarisë është që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga kryetarët e koalicionit Bullgaria demokratike, Hristo Ivanov tha se Bullgaria nuk duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se qëndrimi i Sofjes është se interesi nacional i dy vendeve është të jenë pjesë e familjes evropiane.

“Qëllimi strategjik i Maqedonisë së Veriut është të jetë pjesë e BE-së, por me respektim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, u shpreh Ivanov i cili është pjesë e koalicionit në qeverinë e re bullgare.

Sipas tij, siç raportojnë nga MIA, qeveria e re nuk ndryshon qëndrimin ndaj vendit por angazhohet për gjetjen e qasjes bashkërisht me autoritetet në Shkup./Telegrafi/

Advertisement

Ivanov: Interes strategjik i Bullgarisë është që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy