Ivanovska: Më shqetëson fakti që shumë persona eksponentë politikë duan të jenë anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Jovanovska është shumë e befasuar nga fakti se si shumë persona eksponentë politikë janë paraqitur në intervistë për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo thotë se nuk i njeh të gjithë njerëzit që janë paraqitur dhe se është puna e tyre të prezantojnë veten dhe të mbajnë atë që thonë në prezantimin e tyre.

Ivanovska thotë se Komisioni për zgjedhje nuk do të tolerojë ndikim politik dhe të zgjedhën përfaqësues të tillë.

Në pyetjen nëse përbërja aktuale e KSHPK ka ndonjë presion politikë, Ivanovska u përgjigj se presionet bëhen në skenën publike sepse seancat e tyre janë publike.

Advertisement

Në konkursin e publikuar nga Kuvendi aplikuan 57 kandidatë, nga të cilët 15 rezultuan me mungesë të dokumentacionit të plotë apo arsimim joadekuat./Telegrafi/

Ivanovska: Më shqetëson fakti që shumë persona eksponentë politikë duan të jenë anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy