Ivanovska: Mosmarrëveshja mes Ruskovskës dhe Muaremit zbuloi dobësitë sistematike në të dyja institucionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjendja e korrupsionit nuk është në nivelin me të cilin mund të jemi të kënaqur. E kemi theksuar vazhdimisht se lufta do të jetë e suksesshme nëse përfshihen të gjithë aktorët e shoqërisë. Ndihma e shpallur amerikane është e rëndësishme për arritjen e synimeve tona dhe në proceset e digjitalizimit në institucionet shtetërore. Ne deri më tani kemi biseduar me disa realizues të mundshëm të projekteve, andaj pres që me SHBA-në të kemi një partneritet të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit, thotë kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska.

Lidhur me përplasjen mes kryetares së Prokurorisë për krim të organizuar, Villma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, Ivanovska thotë se në Komisioni për Antikorrupsion nuk ka pasur ankesa për rastin.

“Nuk duhet të ndërhyjmë në rastin. Nëpërmjet këtij kontesti dalin në pah dobësitë sistematike në funksionimin e të dyja institucioneve. Ne kemi nevojë për sisteme solide që do të shfaqin të gjitha parregullsitë. Nga sa di unë për të dy institucionet, të gjitha lëndët që vijnë në të dyja institucionet nuk shpërndahen sistematikisht, elektronikisht përmes softuerit, por shpërndahen nga personat përgjegjës të tyre, njerëzit e parë të institucioneve. Kjo hap mundësinë e veprimeve subjektive të personave përgjegjës, por krijon edhe rrezik të lartë për shantazh dhe korrupsion. Kjo duhet të eliminohet”, tha Ivanovska për “Sitel”.

Ajo shtoi se marrin raporte anonime, por të gjitha, siç theksoi, hyjnë në softuer dhe më tej i shpërndahen nga njëra anë një anëtari të komisionit, në anën tjetër një këshilltari, i cili do të punojë me anëtarin./Telegrafi/

Advertisement

Ivanovska: Mosmarrëveshja mes Ruskovskës dhe Muaremit zbuloi dobësitë sistematike në të dyja institucionet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy