Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku dalin nga grupi i BDI-së, do të veprojnë si të pavarur në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre deputetët Izet Mexhiti, Kastriot Rexhepi dhe Merita Koxhaxhiku nga sot do të veprojnë si të pavarur në Kuvend. Ata kanë dërguar njoftim zyrtar deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

“Sot, zyrtarisht me shkrim informuam edhe kryetarin e Kuvendit të RMV-së, se unë Merita Koxhaxhiku, Izet Mexhiti dhe Kastriot Rexhepi do të veprojmë si deputetë të pavarur”, pohoi Merita Koxhaxhiku, deputete.

Ajo njoftoi se Rexhepi do të jetë koordinator i këtij grupi ndërsa Koxhaxhiku do të jetë zëvendëse e tij.

Me këtë vendim, ata po i bashkohen katër deputetëve tjerë në Kuvend të cilët veprojnë si të pavarur, Gordana Siljanovska, Sanella Shkrijelj, Skender Rexhepi dhe i fundit Bastri Bajrami.

Advertisement

 

Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku dalin nga grupi i BDI-së, do të veprojnë si të pavarur në Kuvend shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy