Izet Mexhiti e fillon procedurën për formimin e lëvizjes së re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Izet Mexhiti, njëri nga deputetët e fraksionit brenda BDI-së, ka konfirmuar për AIM se nga sot po fillon procedurën për formimin e një lëvizjeje të re.

“Nuk kemi menduar ende për emrin e lëvizjes. Debati është i hapur dhe presim që të vijnë iniciativa nga qytetarët”, tha Mejiti për MIA-n.

Të premten, për televizionin “Vision Plus”, Mexhiti theksoi se nuk do të krijohet një parti klasike, por një lëvizje që do të artikulojë mendimet e ndryshme brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Sipas tij, mes shqiptarëve do të ketë dy blloqe politike – një qeveri dhe një opozitë, të cilat, siç thotë ai, do të prodhojnë domosdoshmërisht një efekt më të madh për shqiptarët.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëri nga anëtarët e fraksionit brenda BDI-së, Blerim Bexheti, së fundi në një prononcim për AIM deklaroi se së bashku me Musa Xhaferin dhe Nevzat Bejtën mbeten pjesë e fraksionit brenda BDI-së, duke theksuar se janë pro zgjidhjes së mosmarrëveshjeve brenda partisë. Ai thekson se janë kundër formimit të një subjekti të ri politik, pasi siç tha ai do të copëtojë elektoratin shqiptar.

Advertisement

“Ka dallime mes nesh. Ne jemi fraksion brenda BDI-së dhe insistojmë që këto çështje të zgjidhen me argumente brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë, Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta jemi kundër krijimit të një subjekti të ri politik. Nuk ka nevojë të formohet parti e re politike”, tha Bexheti.

Izet Mexhiti e fillon procedurën për formimin e lëvizjes së re shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy