Izet Mexhiti: Lider “de facto” i BDI-së është Artan Grubi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, kritikoi ashpër shkarkimin e tyre nga BDI-ja. Ai tha se nëse ata u përjashtuan vetëm sepse u larguam nga një mbledhje, ku është mendimi ndryshe në BDI, që aq shumë fortë përmendet.

Mexhiti tha se ky është një mesazh i keq për të rinjtë që duan të futen në politikë, sepse nëse mendon ndryshe nga lideri atëherë karriera jote mbaron aty. Por e gjitha kjo që ndodhi, sipas Mexhitit, është punë e Artan Grubit dhe se de facto ai është kryetar i BDI-së.

“Nëse kjo që na ndodhi ne, që jemi këtu prej themelimit të partisë, kur figurave të këtilla iu ndodh kjo pse lëshojmë mbledhjen, cila është porosia e anëtarëve të rinjtë, është porosia që nuk guxojnë të mendojnë ndryshe. Apo cila është porosia për gjeneratat e reja që duhet të futen në BDI apo në politikën shqiptare. Që shqiptarët duhet të mendojnë vetëm si mendon lideri dhe Artan Grubi. Në momente kam dilemën se lider de facto është Artan Grubi”, tha Mexhiti.

Izet Mexhiti: Lider “de facto” i BDI-së është Artan Grubi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy