Izet Mexhiti: Maqedonia e fundit në rajon me rritje ekonomike, Qeveria nuk ka vizion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, sot tha se Qeveria aktuale e RMV-së ka zero vizion për zhvillim ekonomik. Mexhiti theksoi se këtë e tregon vetë Raporti i Bankës Botërore për vitin që po lëmë pas, ku Maqedonia e Veriut radhitet e fundit në rajon.

Mexhiti tha se Banka Botërore publikoi se këtë vit rritje më të lartë kishin Mali i Zi me 4,8 për qind, Shqiperia 3,6 për qind dhe e treta Kosova me 3,2 për qind.

“Maqedonisë së Veriut ia kaloi edhe Bosnjë e Hercegovina me 2.2 për qind, dhe Serbia me 2.0 për qind, ndërsa vendi ynë i fundit me vetëm1.8 për qind rritje, që na bën ne qytetarë më të varfër në rajon, ndërsa Shqiptarët e Maqedonisë, me standard jetese më të ulët se Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës”.

“Edhe më e zymtë paraqitet e ardhmja, ku parashikimet duke pasur parasysh parametrat e inflacionit, zhvillimi ekonomik i Maqedonisë së Veriut edhe më tej shkon në minus, dhe pritet varfërim edhe më i madh. Si politikan dhe si parti opozitare shqiptare, e kemi edhe më të vështirë për të ‘përbirë’ këtë rezultat katastrofik ekonomik, kur e kemi parasysh se gjithë ekipi ekonomik në qeveri janë shqiptarë”, tha Mexhiti.

Advertisement

Ai gjithashtu theksoi se edhe për vitin që vjen projeksionet janë se RMV do të jetë e fundit me zhvillim ekonomik në rajon./Telegrafi/

Izet Mexhiti: Maqedonia e fundit në rajon me rritje ekonomike, Qeveria nuk ka vizion shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy