Në një takim të mbajtur me strukturat e Lëvizjes Demokratike në Strugë për themelimin e degës së partisë në këtë qytet, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, përcolli mesazhe për qytetarët dhe zhvillimin e Strugës.

Duke theksuar përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për qytetarët, Mexhiti tha:

“Për ne nuk ka dallim se kryetar i cilës parti është duke udhëhequr me komunat, ne kontribuojmë për qytetarët tanë, prandaj të njëjtën po e bëjmë edhe me komunën e Strugës që nuk e udhëheqim ne.”

Një nga pikat kyçe të takimit ishte njoftimi për një investim madhor në infrastrukturën e qytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mexhiti bëri të ditur se qeveria, gjatë ditëve në vijim, do të hapë tenderin për përmirësimin e ujësjellësit në qendër të Strugës, një projekt që kap vlerën prej 1 milionë eurosh.

The post Izet Mexhiti paralajmëroi një milion euro investim për ujësjellësin në Strugë appeared first on Telegrafi.