“Izolohet” automjeti i ish-kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë kryes ende të panjohur kanë “izoluar” dyert e automjetit të ish-kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit, Ljubica Jançeva nga radhët e LSDM-së.

Për këtë incident, Jançeva e cila jeton në Komunën Aerodrom iu drejtua kryetarit aktual të Komunës së Aerodromit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski.

“Bashkëqytetarë të mi, kështu në Evropë? Me frikësime? Një veprim i tillë është pasqyrim i pafuqisë, kryetar Timço Mucunski, siguria e qytetarëve të opsionit tjetër është e rrezikuar”, shkruan Jançeva.

Ndryshe, Jançeva edhe tani është këshilltare nga radhët e LSDM-së në përbërjen e re në Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

Advertisement

“Izolohet” automjeti i ish-kryetares së Këshillit të Bashkisë së Shkupit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy