Jakimovski i drejtohet Prokurorisë, kërkon hetim pasi u fut në listën e zezë amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për president, njëherazi edhe kryetar i GRIOM-it dhe i komunës Karposh, në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dorëzoi kërkesë për hetim pas futjes së tij në listën e zezë të SHBA-ve. Jakimovski dorëzoi padi penale ndaj një personi identitetin e të cilit nuk e zbuloi. Jakimovski tha se për të është e papranueshme që ai dhe familja e tij të jenë në listën ku kanë qenë dhe janë terroristë.

“Nuk mund të pranoj të jem në të njëjtën listë ku ka qenë Osama Bin Laden, ku janë pjesëtarë të ISIS-it, ku është Ramzes Kadirov, të jem edhe unë dhe fëmijët e mi në të njëjtën listë. Kërkoj të bëhet hetim. Kemi pyetje për të cilat jam i gatshëm të përgjigjem para cilitdo organ hetimor, përfshirë edhe ato të SHBA-ve. Në të njëjtën kohë me përgjegjësi pohoj se ka qytetarë të RMV-së që duhet të përgjigjen për çështje për punët e tyre të pandershme, për kontaktet që kanë pasur dhe për të gjitha përgatitjet rreth këtij operacioni për përfshirjen e tyre direkte në garën zgjedhore për president të RMV-së”, tha Stevço Jakimovski, kryetar i Karposhit.

Jakimovski i drejtohet Prokurorisë, kërkon hetim pasi u fut në listën e zezë amerikane shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy