Jakimovski: Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zelensky duhet të kishte shqyrtuar kërkesën për një rirregullim të Kushtetutës së Ukrainës. Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por vetëm kundër pranisë së një shteti të madh anëtar të NATO-s pranë saj. Norvegjia është pranë saj, por nuk është aq e madhe sa Ukraina. Një luftë e tmerrshme shpërtheu. Është dashur të parandalohet, thotë lideri i GROM-it, Stevçe Jakimovski në emisionin “Samo Vistina”.

“Diplomacia evropiane nuk mund të jetë e pafuqishme gjatë gjithë kohës. Kjo do të marrë kohë dhe nuk do të rregullohet shpejt. Do të ketë shumë vuajtje. Është i mundur një reaksion zinxhir”, shton Jakimovski.

Sipas tij, ky është një problem gjeopolitik.

“Ukraina nuk është faktor në këtë rast. Fuqitë e mëdha, në krye me SHBA-në dhe së bashku me Rusinë, duhet të ulen dhe ta zgjidhin problemin”, theksoi Jakimovski, duke shtuar se nuk mund të mos shihet këndvështrimi i Rusisë për të gjithë situatën./Telegrafi/

Advertisement

Jakimovski: Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy