Jakimovskit nuk i pëlqen pyetja e gazetarit: Qesharake e keni pyetjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i sapo zgjedhur i Karposhit, Stevoço Jakimovski i pyetur nëse do të gjejë kohë për seancat gjyqësore për shkak tashmë është zgjedhur kryetar i një komune, tha se kjo pyetje është qesharake.

“Është qesharake pyetja. Gjithmonë kemi qenë në të gjitha seancat gjyqësore dhe do të marrim pjesë në të gjitha të tjerat”, tha Jakimovski.

Në pyetjen pse për tre vite po anulohet rasti ndaj tij, Jakimovski akuzoi mediat për shkak të në mënyrë të orkestruar kanë ardhur për pyetje.

“Unë i respektoj mediat, megjithatë unë këtu jam për më shumë se dy vite dhe s’kam parë deri tani medium. Tani pas fitores ka media dhe kjo është e keqe për të gjithë, si ato në pozitë si ato për opozitë”, tha Jakimovski.

Advertisement

Në pyetjen se si do të menaxhojë Komunën e Karposhit kur ka edhe seanca gjyqësore, Jakimovski sërish u përgjigj se pyetja është qesharake.

Ai po ashtu theksoi se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë punuar ndershëm në komunë dhe se kjo do të dëshmohet edhe në gjykatë./Telegrafi/

 

Advertisement

Jakimovskit nuk i pëlqen pyetja e gazetarit: Qesharake e keni pyetjen shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy