Jançev mbështet Mickoskin për kryetar partie: Ka dhënë rezultate të mira

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev sot u shpreh se në Kongresin e partisë do t’i jep mbështetje kryetarit aktual, Hristijan Mickoski për në krye të partisë.

Sipas tij, Mickoski ka arritur rezultate të mira në zgjedhjet lokale dhe për këtë shkak do të mbështesë rizgjidhjen e tij.

Mickoski për herë të parë u zgjodh në krye të OBRM-PDUKM-së në kongresin e jashtëzakonshëm në dhjetor të vitit 2017 në Vallandovë, pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit.

Kujtojmë se më 12 dhjetor, të dielën, OBRM-PDUKM zgjedh kryetarin dhe me siguri i vetmi kandidat do të jetë Mickoski, ndërkaq edhe në LSDM po atë ditë mbahen zgjedhje për kryetar partie ku në garë janë tre kandidatë./Telegrafi/

Advertisement

Jançev mbështet Mickoskin për kryetar partie: Ka dhënë rezultate të mira shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy