minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq do të jenë deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së - Struga.info


Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq do të jenë deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot i ka njoftuar Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq, kandidatë për deputetë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, se ata janë të radhës në listën e deputetëve në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore që hyjnë në Kuvend.

Ata zënë vendin e deputetëve Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski, të cilët janë emëruar drejtorë të spitalin “8 Shtatori”, përkatësisht të Drejtorisë së Doganave.

“KSHZ mbajti seancën e 109-të në të cilën e shqyrtoi raportin e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin informoi se Kuvendi në seancën e mbajtur sot konstatoi se deputetët e zgjedhur Sinisha Stojanoski dhe Boban Nikolovski nga Koalicioni “Maqedonisë Juaj” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM u përfundon mandati i deputetëve sipas nenit 152 të Kodit Zgjedhor”, njofton KSHZ./Telegrafi/

The post Jane Micevski dhe Malisha Stankoviq do të jenë deputetë të rinj në Kuvendin e RMV-së appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy