Janë regjistruar 32.752 persona nga diaspora

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i regjistruesve po rritet çdo ditë. Këtë javë janë regjistruar 32.752 persona nga diaspora. Mërgimtarët mund të regjistrohen vetë deri në 21 Prill.

“Enti Shtetëror i Statistikave monitoron procesin në baza ditore dhe është në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët e Maqedonisë.

Problemi i mos marrjes së një mesazhi kthimi në kohë për të hyrë në aplikacion është kapërcyer dhe aplikacioni po funksionon në mënyrë të përsosur. Vetë-regjistrimi për një person zgjat vetëm 10 minuta dhe nuk është aspak i komplikuar.

Inkurajojmë dhe motivojmë të mërguarit që të ndajnë kohë të shkurtër dhe të regjistrohen”, shtojnë nga Enti Shtetëror për Statistika./Telegrafi/

Advertisement

Janë regjistruar 32.752 persona nga diaspora shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy