Janë regjistruar lëkundje tërmeti në Manastir, Prilep dhe Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasditen e sotme është ndjerë një tërmet në Prilep, Manastir dhe rrethinë me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Rrjeti telemetrik sizmologjik informon se tërmeti e ka origjinën në zonën epiqendrore”Mrezhiçko” në Kavadar.

Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, tërmeti me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane ka ndodhur në orën 15:40.

Dridhjet janë ndjerë deri në qytetin e Shkupit.

Advertisement

Deri më tani nuk dihet për të lënduar dhe dëme materiale.

Janë regjistruar lëkundje tërmeti në Manastir, Prilep dhe Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy