Janushev: Mosshfaqja e Kastriot Rexhepit në kuvend tregon se në çfarë niveli ka ra regjimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Igor Janushev nga OBRM-PDUKM për Kanal 5 tha se të enjten e kaluar ka ndodhur një veprim i turpshëm ndërsa me mosshfaqjen e Kastriot Rexhepit në kuvend, dëshmohet se në çfarë niveli ka ra regjimi.

Sipas tij, nëse Rexhepi nuk ka qenë i kidnapuar, është dashur në kuvend të arsyetojë pse nuk voton dhe jo të humbet dhe se veprimet e tij dhe të kryeministrit Zaev janë motiv shtesë për qytetarët që t’i dënojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Zaev ndoshta mendon se me kidnapim do të mbetet në pushtet dhe nuk do të përgjigjet për politikat e këqija. Por realiteti nuk është i tillë. Populli sheh se në çfarë është i gatshëm Zaev dhe për këtë shkak do të dënohet”, tha Janushev.

Sipas tij partia e tij ka fituar LSDM-në me mbi 100 mijë vota dhe se OBRM-PDUKM është fituese e këtyre zgjedhjeve lokale./Telegrafi/

Advertisement

Janushev: Mosshfaqja e Kastriot Rexhepit në kuvend tregon se në çfarë niveli ka ra regjimi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy