Deputeti i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp i ka akuzuar partitë në pushtet se përgatisin vjedhje të zgjedhjeve lokale.

Ai tha se edhe përkundër përpjekjeve dhe vullnetit të OBRM-PDUKM-së të mundësohet përdorimi i pajisjeve “fingerprint” në zgjedhjet lokale në vend të “gishtit të shpejtë”, koalicioni LSDM-BDI në çdo mënyrë bllokon negociatat dhe nuk dëshiron të zbatojë këto detyrime ligjore.

Janushev tha se në periudhën e kaluar ka pasur bisedime intensive në lidhje me këtë çështje, në mes pushtetit dhe opozitës.

“Nuk kërkojmë as më pak as më shumë. Vetëm të respektohet ajo që është e shkruar në ligj dhe të sigurohet mënyrë elektronike për gishtat. Ka shtatë muaj deri tek zgjedhjet dhe kohë të mjaftueshme që të reagojë edhe bashkësia ndërkombëtare”, tha Janushev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen në muajin tetor./Telegrafi/

Janushev: Pushteti përgatit vjedhje të zgjedhjeve lokale shkruan Telegrafi.