Tre data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen më 3, 10 dhe 17 tetor, tha sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në takim me gazetarët.

90 ditë më herët ai duhet t’i nënshkruajë zgjedhjet, gjegjësisht në korrik, ndërsa më së voni deri 1 gusht, varësisht datës kur të arrihet marrëveshja në mes partive politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi paralajmëroi se nëse me zgjedhjet lokale mbahen edhe zgjedhjet kuvendare, duhet të merren parasysh afatet për qeverinë teknike, për fushatën dhe për shqyrtimet e listës zgjedhore dhe si do të zhvillohet puna e KSHZ-së dhe institucioneve tjera.

Për kërkesën e opozitës për zgjedhje kuvendare së bashku me ato lokale, Xhaferi tha se një deputet mund të dorëzojë propozim dhe nëse ka shumicë adekuate mund ta mbështesin./Telegrafi/

Advertisement

Tre data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy