Javën e ardhshme deputetët në Maqedoni i kthehen punës në Kuvend

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Javën e ardhshme deputetët duhet ta fillojnë seancën e re pas pushimeve verore. Sipas paralajmërimeve, të martën, më 30 gusht, do të mbahet takim koordinues i kryetarit të Kuvendit, Taëlat Xhaferi me koordinatorët e grupeve të deputetëve dhe do të dakordohet dinamika e punës për javën dhe periudhën që vijon.

Ndër aktivitetet e para në Kuvend me siguri do të jetë vazhdimi i punës së Komisionit kuvendor për zgjedhjet dhe emërimet për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues që të mund sa më shpejtë të plotësohen vendet e zbrazëta, si dhe pikat nga rendi i ditës të seancave të mbetura, duke i përfshirë dhe votimin sipas disa ligjeve për çka nuk kishte kuorum para pushimeve.

Para pushimeve, në takimin e fundit me gazetarët, kryetari i Kuvendit Xhaferi informoi se javën pas kthimit nga pushimi i rregullt do të mblidhen komisionet dhe do të bëhen vazhdime të seancave të caktuara, si dhe se seanca e parë e re e rregullt do të caktohet më 13 shtator.

Xhaferi atëherë theksoi se nëse ka nevojë, seancë e re do të caktohet edhe më herët. Sipas informacioneve nga Kuvendi, nëse Qeveria kërkon shpalljen e gjendjes së krizës, Xhaferi mund menjëherë ose deri më 1 shtator të thirr seancë dhe të sillet vendimi.

Advertisement

Sipas informacioneve që janë shpërndarë në atë takim, në këtë mandat janë përfunduar 54 seanca, ndërsa nuk janë përfunduar 29. Pikat që janë në rend dite të seancave të papërfunduara, siç sqaroi atëherë Xhaferi, nuk kanë kaluar në komisionet kuvendore. Seanca të papërfunduara kanë edhe dhjetëra komisione kuvendore.

Deputetët në pushim zyrtarisht shkuan pas festës së Ilindenit.

Javën e ardhshme deputetët në Maqedoni i kthehen punës në Kuvend shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy