Jehonë e dobët për regjistrim në vitin e parë në tre gjimnazet në rajonin e Dibrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në tre gjimnazet në rajonin e Dibrës është shënuar jehonë e dobët për regjistrim në vitin e parë shkollor 2020/2021. Në të tre shkollat në të cilat gjithsej ka vende për 544 nxënës të shkollave fillore, për regjistrim deri dje pasdite janë paraqitur vetëm 93 semimaturantë.

“Në gjimnazin tonë deri pasdite, fletëparaqitje, me dokumentet e nevojshme, kanë dorëzuar 53 nxënës. Sa prej tyre do të regjistrohen do ta publikojmë nesër. Kuota për regjistrim, sipas Konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është 340 nxënës në të dy gjuhët, maqedonisht dhe shqip”, deklaroi Shaban Alajbegu, sekretar i gjimnazit “28 Nëntori” në Dibër.

Në gjimnazin “Mavrovë-Rostushë” në Rostushë sipas sekretarit Boshko Bozhinovski, janë paraqitur 23 nxënës. Në këtë institucion arsimor kuota për vitin e parë është 102 nxënës, të gjithë në gjuhën maqedonase.

Edhe në gjimnazin “ATA” në Qendër Zhupë, kuota është 102 nxënës për paralelet në gjuhën maqedonase dhe turke. Siç informoi për AIM drejtori Sabri Asan, për regjistrim janë paraqitur 17 nxënës.

Advertisement

Vlerësimi i përbashkët është se në paraqitjet e tjera numri do të jetë më i madh, siç thonë, edhe në vitet e kaluara fatin fillimisht e provojnë në ndonjë shkollë tjetër të mesme profesionale në shtet, para së gjithash në shkollat mjekësore.

Jehonë e dobët për regjistrim në vitin e parë në tre gjimnazet në rajonin e Dibrës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy