Arafat Muaremi ka dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë për Polici Financiare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Muaremi, i cili thekson se vendimi vjen pasi Prokuroria ka vendosur të nis procedurë disiplinore ndaj tre prokurorëve, ndërsa është suspenduar prokurorja Villma Ruskoska. përcjell “TV21”.

“Duke marrë parasysh vendimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, për të inicuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për të tre prokurorët publik dhe për të suspenduar Villma Ruskoskën nga pozita e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimi i organizuar dhe korrupsionit, për shkak të sjelljeve të paligjshme dhe shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, me vullnetin tim të lirë, jap dorëheqjen nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare.

Këtë vendim e marr që opinioni të mos ketë as më të voglin dyshim për integritetin, paanshmërinë dhe pavarësinë e procedurës që vazhdon të zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Vendimi i sotëm i Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dha një mesazh të qartë se ligjet duhet të respektohen nga të gjithë dhe se keqpërdorimi i detyrës zyrtare për qëllime personale është i papranueshëm”, njofton Muaremi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Suspendohet nga puna, prokurorja Vilma Ruskoska

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";