Jepen detaje nga aksioni i djeshëm antidrogë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jepen detaje nga aksioni i djeshëm antidrogë në Maqedoni

Autoritetet kompetente, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria, dolën me detaje rreth aksionit të djeshëm për marijuanën e kapur prej 200.000 kilogramësh, me vlerë mbi 800.000 euro.

Opinioni informua për këtë veprim përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa videot u dërguan në media me një deklaratë nga një prej zëdhënësve të Ministrisë së Brendshme, një video e drogës së kapur, si dhe foto.


Maqedoni: Arrestohet një zyrtar i lartë i policisë, kapet me drogë në vlerë prej 800 mijë eurove

Advertisement

“Ministria e Brendshme njoftoi se sot SPB Kavadar deri tek Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup ngriti kallëzim penal për grupin e krimit të organizuar, kundër D.J. (35) nga Strumica, A.U. (45) nga Shkupi. M.Z. (29) nga Kumanova, M.S. (36) nga Manastiri, K.S. (46) nga Prilepi, G.K. (25) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e lëndëve narkotike, substanca psikotrope dhe pararendës”, të parashikuara dhe të dënueshme sipas Nenit 215 paragrafi 3 i Kodit Penal./Telegrafi/

Jepen detaje nga aksioni i djeshëm antidrogë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy