Jotova i bën thirrje Maqedonisë që t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetarja e Bullgarisë, Iljana Jotova në një intervistë për një media bullgare tha se shpreson se qeveria e re bullgare do të vazhdojë ta mbrojë qëndrimin bullgar për Maqedoninë e Veriut.

“Shpresoj se Qeveria e re nuk do të heq dorë nga qëndrimi bullgar që disa herë është vërtetuar në institucione të ndryshme”, u shpreh Jotova.

Ajo theksoi se nuk shprehet optimiste për shkak se ka parë disa mëdyshje te partnerët evropiane dhe se tema për Maqedoninë është e vjetërsuar.

“Për ne kjo është temë e interesit nacional”, u shpreh Jotova duke i bërë thirrje Maqedonisë që ta përmbushë kushtin dhe t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë./Telegrafi/

Advertisement

Jotova i bën thirrje Maqedonisë që t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy