Jovanovska: Fondi pensional është në gjendje stabile

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtorja e Fondit Pensional dhe Sigurimit Invaliduor, Biljana Jovanovska thotë se fondi pensional është në gjendjes stabile dhe se nuk ka problem në lidhje me pagesën e pensioneve.

“Pensionistët duhet të jenë të qetë, Fondi Pensional është në gjendje stabile dhe pensionet ashtu si deri tani do të vazhdojnë të paguhen në kohë”, deklaroi për Radio Evropa e Lirë, Jovanovska.

Ajo thekson se në pesë muajt e parë në krahasim me pesë muajt e vitit paraprak, pensionet janë rritur për 6.5 për qind, ndërsa planifikimi ka qenë që në pesë muajt e parë të ketë rritje prej 2 për qind.

“Kjo është treguese se Fondi Pensional është stabil”, tha Jovanovska./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Jovanovska: Fondi pensional është në gjendje stabile appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy