Joveski deri te prokurorët: Ta kthejmë imazhin e profesionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori i shtetit, Ljubomir Joveski sot mbajti onaljn takim me prokurorët publik ku tema në mbledhje ka qenë raporti i fundit të Departamentit Shtetëror të SHBA-ve për gjendjen e të drejtave të njeriut.

“Prokurori Joveski nga Prokuroritë Publike kërkoi që të bëhet kontrollim te lëndët ku është zbuluar vazhdimi i afateve për hetime me qëllim që të vërtetohen arsyet për këtë, si dhe mundësitë për tejkalim. Sipas joveskit, vlerësimi i Departamentit Shtetëror është objektiv, ndërsa sfidat që kanë prokurorët në punë duhet duhet të jenë arsyetime për prolongimin e procedurave”, thuhet në njoftim.

Joveski kërkoi nga të gjithë prokurorët të angazhohen maksimalisht për të luftuar krimin, ndërsa bashkëpunimin me MPB-në dhe institucionet tjera duhet të avancohet dhe të mirëmbahet në nivel profesional.

“Ju bëj thirrje për përgjegjësi, ndershmëri me qëllim që ta kthejmë imazhin e profesionit. Këtë mund ta bëjmë vetëm me efikasitet të procedurave”, theksoi Joveski./Telegrafi/

Advertisement

 

Joveski deri te prokurorët: Ta kthejmë imazhin e profesionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy