Prokurori Shtetëror, Ljubomir Joveski tha se mund të ndryshohet masa e paraburgimit për Sasho Mijallkovin pas shqiptimit të vendimit për rastin ‘Shënjestra-Fortesa’.

Ai theksoi se vendimi ka qenë në fuqi në momentin kur policia ka kërkuar ish-drejtorin e DSK-së.

“Ankesa ishte tërhequr për shkak se vendimi për paraburgim shtëpiak në atë moment nuk mund të ishte efktive duke pasur parasysh se i akuzuari ka qenë në arrati. Prokuroria deri tani nuk ka kërkuar masën e paraburgimit shëpiak me ndonjë masë më të rëndë”, tha Joveski.

Ndryshe, Mijallkov nga pasditja ka qenë në paraburgim shtëpiak edhe pse për 40 orë nuk ishte i qasshëm për organet shtetërore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak shkruan Telegrafi.