Aziri: Joveski dhe Ruskovska të më vizitojnë në burg që t’u jap provat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aziri: Joveski dhe Ruskovska të më vizitojnë në burg që t’u jap provat

Fejzi Aziri, i cili u dënua sot me 15 vjet burg në rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovcës në 2012, u bëri thirrje prokurorëve publikë Ljubomir Joveski dhe Vilma Ruskoska ta vizitojnë atë në qelinë e tij në paraburgim në Shuto Orizare.

“Le të vijnë t’u jap dëshmi me emrin dhe mbiemrin e tyre. Nëse ata nuk më vizitojnë ose më thërrasin brenda dhjetë ditësh, unë do t’i paraqes provat para publikut dhe ambasadave të huaja për të përcaktuar saktësisht se kush është ekzekutuesi dhe porositësi”, tha Aziri.

Përveç Fejzi Azirit, Halil Demiri dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq u dënuan sot me burgim të përjetshëm për terrorizëm në vendimin e sotëm të shkallës së parë nga Gjykata Penale për rastin “Monstra”.


Burg të përjetshëm për tre të akuzuarit në rastin “Monstra”

Advertisement

Haki Aziri për ndihmë u dënua me pesë vjet burg për çdo ndihmë, gjegjësisht nëntë vjet, për të cilën merret parasysh edhe koha e tij e kaluar në paraburgim dhe burg./Telegrafi/


Fatime Fetai: Dënimet për “Monstrën” të pritshme, kërkojmë paraburgim për të akuzuaritFatime Fetai: Dënimet për “Monstrën” të pritshme, kërkojmë paraburgim për të akuzuarit

Advertisement

Aziri: Joveski dhe Ruskovska të më vizitojnë në burg që t’u jap provat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy