Joveski: Pres këto ditë Prokuroria të merr vendim në lidhje me zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Publik, Ljubomir Joveski shprehu keqardhje që tragjedia e madhe në spitalin e Tetovës po shfrytëzohet për qëllime politike. Ai thekson se procedura është në fund dhe se këto ditë pritet që Prokuroria Themelore Publike e Tetovës të merr vendim në lidhje me këtë rast.

“Nëse ne, ashtu siç e keni parashtruar pyetjen e deputetit, kemi dashur ta mbulojmë këtë rast dhe mos ta hetojmë, nuk prokurorët e Tetovës nuk do të kishin në dispozicion dy prokurorë tjerë nga PTHP Shkup, ndërsa prokurorisë së Tetovës ia vëmë në dispozicion të gjitha resurset që disponon prokuroria”, u shpreh Joveski.

Sipas tij, se prokuroria vepron objektivisht në këtë rast mjafton se prokuroria kërkoi ndihmë juridike ndërkombëtare nga ekspertët gjermanë për ekspertizën e ngjarjes konkrete.

“Në këtë rast, në këtë pjesë të procedurës nuk janë ndërmarrë veprime vetëm në ekspertiza, por janë dëgjuar persona, janë kryer ekspertiza nga Fakulteti Teknologjik, ekspertiza e instalimit elektronik”, u shpreh Joveski i cili shtoi se prokuroria heton këtë rast në mënyrë të plotë./Telegrafi/

Advertisement

Joveski: Pres këto ditë Prokuroria të merr vendim në lidhje me zjarrin në spitalin modular në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy