Jovev për shkarkimin e tij: Situata po shkon në drejtim të hakmarrjes politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i shkarkuar i Kardiokirurgjisë, Sashko Jovev thotë se vendimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, për shkarkimin e tij po shkon drejt një revanshi politik.

Jovev thotë se për 25 vjet i ka ofruar profesionalizëm vendit.

“Unë vlerësoj se nuk jam viktimë e një revanshi politikë mirëpo kjo po shkon në atë drejtim, sepse në fillim nuk kishte të bëjë me politikë, pikënisja mund të jetë ndonjë suetë, ndonjë keqkuptim, por si po shkon kjo më tej dhe si duan të sakrifikojnë dikë që ka bërë diçka në këtë vend dhe për këtë shtet, unë për 25 vjet jam munduar të hap kardiokirurgji”, tha Jovev.

Ndryshe, sot pacientet e operuar nga Sashko Jovev përmes një proteste kundërshtuan ashpër shkarkimin e tij.

Advertisement

Jovev për shkarkimin e tij: Situata po shkon në drejtim të hakmarrjes politike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy