Ju qoftë e gëzuar nata e të gjitha netëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne e zbritëm Kur’anin në natën e Kadrit.E ç’ të bëri ty të dijshë se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se njëmij muaj!Me lejen e Zotit të tyre në atë natë të zbresin melekët dhe Xhibrili për secilën çështje.Ajo që përcakton Zoti është paqë deri në agim të mëngjesit(El Kadër: 1-5)

Në emrin tim personal dhe në emër të BFI në RMV, kam kënaqësinë që besimtarëve muslimanë në RMV dhe njerëzve tanë në diasporë, t’ua uroj Natën e Kadrit, natën e të gjitha netëve, natën kur filloi shpallja e Kur’anit Famëlartë, natën që është më e veçantë në historinë e njerëzimit sepse ajo shënon fillimin e një koncepti të ri të njohjes të Zotit që është Një dhe I Vërtetë,të besimit, të jetës e të gjithësisë.

Kjo Natë e Shenjtë që bie në Muajin e Bekuar të Ramazanit,le të jetë edhe në këto ditë të vështira që po i përjetojmë .përkujtues për të gjithë ne se sa e madhe është mëshira e Allahut xh.sh. të cilën e synon çdo besimtar i vërtetë e me të cilën ndriçohet rrugëtimi ynë në këtë botë.

Krijuesi ynë e veçoi këtë natë dhe ia kushtoi në Kur’an suren El Kadër në të cilën e bëri të qartë se Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë netë, se në këtë natë melekët dhe Xhibrili zbresin me lejen e Sundimtarit të Vetëm, se në këtë natë është shpëtimi deri në agim.

Advertisement

Kjo natë për ne është natë e gëzimit të veçantë, ajo është natë e dëshirave,ibadeteve dhe shpresave, është natë në të cilën lutjet tona edhe më shumë e forcojnë besimin tonë dhe e thellojnë lidhjen tonë me Krijuesin, andaj dëshiroj nga zemra që Zoti t’ua pranojë dëshirat më të bukura që keni.

Urime dhe paçit shëndet
S/R

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy