JYSK East Gate-Skopje, dyqan i ri me koncept modern

Pinterest LinkedIn Tumblr +
JYSK East Gate-Skopje, dyqan i ri me koncept modern

Pas shumë vitesh ekzistence në treg dhe tashmë e shkruar një histori suksesi, JYSK vazhdon misionin e tij duke hapur një dyqan të ri dhe i katërti me radhë në qendrën tregtare më të madhe në Maqedoni, East Gate. Qëllimi është t’u japë të gjithë klientëve më shumë liri, një gamë dhe zgjedhje më të gjerë, si dhe frymëzim për të dizajnuar shtëpinë e tyre dhe të gjithë brendësinë në të njëjtën kohë.

“Concept 3.0” siç quhet ndryshe, ndryshon nga koncepti bazë i JYSK-ut jo vetëm në aspektin e vendndodhjes së dyqanit, por edhe në aspektin e dizajnit. Dyqani i ri në zinxhirin e dyqaneve JYSK shtrihet në 1300m2, me një gamë të gjerë produktesh dhe dukshmëri të të gjithë artikujve. Dyqani ofron një eksperiencë blerjeje më frymëzuese për rregullimin e mobiljeve në shtëpinë tuaj si dhe të gjitha pjesët e tjera, si banjë, dhomë gjumi, kopsht, etj.

Secili prej produkteve është vendosur të jetë lehtë i arritshëm për secilin nga konsumatorët, për të dhënë sasinë maksimale të informacionit dhe në të njëjtën kohë për të theksuar hapësirën. Ekipi i JYSK është gjithmonë këtu për të ju informuar për të gjitha detajet.

Advertisement

Qasja në dyqanin e sapohapur në East Gate është shumë e lehtë, ka vende parkimi të sigurta për makinën tuaj, dhe hyrjen në dyqan mund ta gjeni menjëherë nga hyrja kryesore për tek shkallët lëvizëse në nivelin -2.

Zbritjet aktuale janë gjithmonë një ofertë e mirë për klientët, uljet që plotësojnë nevojat tuaja janë gjithmonë një synim i JYSK. Gjithmonë kemi një ofertë të mirë për ju!

 

Advertisement

 

 

JYSK East Gate-Skopje, dyqan i ri me koncept modern shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy