Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale nis sot protestën e paralajmëruar përpara Sindikatës së Sindikatave të Maqedonisë (SSM) për të kërkuar punësim jo selektiv, rregullim të pagave sipas Ligjit për pagë minimale dhe rritje të koeficienteve si shtesa në pagë.
“Me protestën dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë tonë për aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes Kolektive dhe të theksojmë pashmangshmërinë, përkatësisht domosdoshmërinë e nënshkrimit të saj menjëherë pas formimit të qeverisë së re”, tha Ljubisha Karanfilovski, kryetar i sindikatës.
Protesta me moton “Protesta shëndetësore për paga” do të vazhdojë nga Shtëpia e Punëtorëve deri te Ministria e Shëndetësisë, ku do të dëgjohen deklarata nga kryetari i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski dhe kryetari i Sindikatës së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.
Protesta është mbështetur nga Sindikata e Maqedonisë.
Në të njëjtën kohë, punonjësit e shëndetësisë do të protestojnë para qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. /Telegrafi/
The post Ka nisur protesta e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi në RMV appeared first on Telegrafi.