Kacarska: Do të arsyetojmë pse nuk anuluam Ligjin për autostradat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kacarska: Do të arsyetojmë pse nuk anuluam Ligjin për autostradat

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska për “Fokus” tha se në vendimin e përgatitur do të theksohen arsyet pse Gjykata Kushtetuese nuk ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit special për ndërtim pa tender të autostradës në Korridorin 8 dh 10.

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së djeshme mori vendim në favor të firmës Amerikane-turke, “Bechtel & Enka” dhe nuk ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit special për ndërtim pa tender të Korridorit 8 dhe 10.

Kujtojmë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me procedurë të shkurtuar i dha leje firmës “Bechtel & Enka” të ndërtojë aksin rrugor Tetovë – Gostivar, projekti Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë dhe autostrada Prilep – Manasitr”.


Grubi: Është tejkaluar edhe pengesa e fundit ligjore për Korridorin 8 dhe 10

Advertisement

Sipas Komisioni Anti-korrupsion, ky ligj kufizon konkurencën dhe mundësinë për garë fer për shkak se nuk është paraparë procedurë tenderi dhe kërkuan që ky ligj të ndalohet ose të ndryshohet për shkak se sipas tyre, ka rrezik të lartë për korrupsion, megjithatë Gjykata Kushtetuese e anuloi këtë nismë./Telegrafi/

Kacarska: Do të arsyetojmë pse nuk anuluam Ligjin për autostradat shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy